Republika e Kosoves

Istog

Njoftim për zhvillimin e punimeve në komunën tonë sipas Projektit KODE

Të nderuar qytetarë,

Projekti për Ekonominë Digjitale të Kosovës (KODE) është investim pesëvjeçar i financuar nga Banka Botërore dhe zbatohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. Komponenta kryesore e Projektit ka për qëllim përmirësimin e qasjes në shërbime brezgjerë të shpejtësisë së lartë dhe më cilësore në zonat e projektit (fshatrat e pambuluara me shërbime interneti të shpejtësisë së lartë) dhe në burime të informacionit, shërbime dhe tregje të punës online për qytetarët dhe institucionet publike dhe akademike.

Pjesë e pandashme e këtij projekti është edhe Korniza e Menaxhimit Social e Mjedisor përmes së cilës sigurohemi që mjedisi ku ndodhin punimet (shtrirja e infrastruktures telekomunikuese) është i siguruar, dhe janë marrë masat e duhura për eleminimin e efekteve të padëshiruara sociale e mjedisore. Në bazë të kësaj kornize është përpiluar Plani për Menaxhimin Social dhe Mjedisor (PMSM) për zonat e caktuara që mbulojnë pjesë të komunës sonë.

Lista Kontrolluese e PMSM-së është përgatitur për aktivitetet që do realizohen nga Ofruesi i Shërbimeve të Internetit (ISP) i cili do përzgjedhet për të implementuar shtrirjen e infrastrukturës telekomunikuese sipas Projektit. Lista Kontrolluese e PMSM-së paraqet përshkrimin e projektit, detajet teknike, fushëveprimin, mjedisin dhe lokacionin në bazë të të cilit vlerëson rreziqet mjedisore dhe sociale. Zbatimi i masave zbutëse që trajtojnë rreziqet dhe çështjet e identifikuara si dhe i planit të monitorimit të përcaktuar në Listën Kontrolluese të PMSM-së është i detyrueshëm, ashtu sikurse përputhja me rregulloret kombëtare për mjedisin dhe rregulloret tjera si dhe politikat operative të Bankës Botërore (BB).

Kjo listë është e publikuar në faqen zyrtare të Projektit KODE dhe gjithashtu është e qasshme edhe këtu përmes linkut vijues ku qytetarët mund të japin komentet dhe sugjerimet e tyre në një periudhë prej 14 ditësh;

Zona | Osojan – Kërninë – Tuçep – Shalinovicë

 

Forma për Komente dhe Sugjerime Istog Lot4 Call04-20

 

 

Lista Kontrolluese PMSM 04-20 NËNPROJEKTI 04 (LOT 04) Osojan – Kërninë – Tuçep – Shalinovicë