Republika e Kosoves

Istog

KKSB-ja mbajti mbledhjen e radhës

2019/11/13 - 2:35

Është mbajtur sot  mbledhja e radhës  e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të cilën e kryesoi nënkryetari i komunës Agim Ademaj.

Siguria në zonën e përgjithshme të Policisë së Kosovës, vjedhja e shtëpive, siguria nëpër shkolla, delikuenca e nxënësve, konsumimi i drogave, tabaqeve dhe alkoolit nëpër shkolla si dhe propozimet për planin e punës të KKSB-së për 2020, ishin pika të rendit të ditës të cilat KKSB-ja sot pati në shqyrtim.

 

Enver Gashi – komandanti i  Stacionit Policor në Istog, ka njoftuar anëtarët e KKSB-së rreth  ngjarjet që kanë ndodhur gjatë muajit tetor të cilin muaj e cilësoi si të qetë dhe  stabil.  Deri më tani në Stacionin Policor në Istog, janë raportuar 37 persona të arrestuar, 9 të ndaluar, janë konfiskuar 8 armë, municion i konfiskuar 20 dhe kemi asistuar në 18  raste , ka deklaruar Gashi.  Po ashtu Gashi  njoftoj se Stacioni Policor në Istog  është duke implementuar edhe 2 plane operative.

Safet Blakaj- Drejtor Ekzekutiv i qendrës Labyrinth ka njoftuar anëtaret e KKSB-së rreth konsumimit të  drogave, tabaqeve dhe alkoolit në komunën e Istogut dhe në të gjithë Kosovën.

Sa i përket shtetit të  Kosovë kemi 35 mijë përdorues të drogave ku 5 mijë prej tyre janë përdorues problematik të drogave.

Ndërkaq Istogu është një nder qytetet ku me së paku ka shënime për përdorues të drogave. Në Istog kemi 5 raste të përdoruesve problematik të drogave dhe 12 raste të përdorimit të marijuanës, tha nder të tjera Safet Blakaj.