Republika e Kosoves

Istog

Sot dëgjimet publike për KAB 2023-2025 u mbajtën në bashkësit lokale të Staradranit dhe Gurrakocit

2022/06/07 - 10:20

Kryetari i Komunës Ilir Ferati ka vazhduar ciklin e degjimeve publike me qytetarë për Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale(KABK) për vitet 2023-2025, me banorët e fshatrave Staradran, Trubuhoc, Prekallë, Dobrushë si dhe në bashkësin lokale të Gurrakocit me fshatra Kovragë, Tomoc, Veriq, Zallq, Zabllaq, Kosh dhe Drejë.
Kryetari Ferati, ka theksuar se gjatë takimeve me banorët e këtyre fshatrave kemi bashkëbiseduar lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale për vitet 2023-2025 dhe nga afër u njoftuam me kërkesat dhe prioritetet që kishin qytetarët e asaj pjese.
Kujtojmë se takimet e radhës do të mbahen nesër me 08 qershor 2022, në Rakosh dhe Istog.