Republika e Kosoves

Istog

U mbajt Diskutim Publik për propozim Rregulloret Komunale për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba, projekt- Rregullore për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në Territorin e Komunës së Istogut si dhe projekt- Rregulloren për Kategorizimin e Klubeve

2022/12/15 - 3:41

Komuna e Istogut, sot ka mbajtur diskutimin publik, në të cilin u debatua rreth Rregullores Komunale për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba, projekt- Rregullore për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në Territorin e Komunës së Istogut si dhe projekt- Rregulloren për Kategorizimin e Klubeve.

Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim Genc Ademaj, pasi ka përshëndetur të pranishmit, prezantoj rregulloren para qytetarëve të cilët dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me propozim Rregulloren për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba.

Për projekt- Rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në Territorin e Komunës së Istogut, foli Drejtori për Administratë Komunale, Arben Kabashi i cili shpjegoj dhe bashkëbisedoj me qytetarë lidhur me këtë rregullore e cila ka të bëjë me themelimin e bashkësive lokale.

Ndërsa për projekt- Rregulloren për Kategorizimin e Klubeve Sportive, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Elianë Blakaj para të pranishmëve kryesisht para klubeve sportive paraqiti rregulloren dhe përfaqësuesit prezent te klubeve sportive dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre për këtë rregullore.

 

Me qëllim që qytetarët të njihen rreth këtyre dokumenteve, Komuna  e Istogut, konkretisht Zyra për Informim ka publikuar këtë propozim dokument në ueb faqen zyrtare të Komunës së Istogut, https://kk.rks-gov.net/istog/category/konsultimetpublike/ në rubrikën Konsultimet Publike.