Me z. Mazánek, diskutuam për vazhdimin e lidhjes tonë të kahmotshme dhe mundësinë e bashkëpunimit në fushat e zhvillimit ekonomik, turizmit malor dhe atë të arsimit si dhe për mundësinë e binjakëzimit mes Komunës së Istogut dhe qytetit Hradce Králové i cili ndodhet në pjesën veri-lindore të rajonit historik të Bohemisë në Çeki.
E falënderova për vizitën e tij dhe për mundësitë e ofruara nga Republika Çeke për Istogun tonë.