2023/04/12 - 2:16
Me rastin e shënimit të 12 – Prillit, “Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në Situatë Rruge” Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete në kuadër të Drejtorisë për Administratë Komunale në bashkëpunim me OJQ Terre des Hommes mbajti një tryezë punë e cila kishte si qëllim diskutimin për parandalimin e dukurisë negative të kërkim-lëmoshës nga fëmijët si dhe organizimin e një fushatë për vetëdijesimin e qytetarëve për shkaqet dhe pasojat që krijon dhënia e lëmoshës, me theks të veçantë tek fëmijët në situatë rruge.
Pas përfundimit të tryezës është realizuar edhe aktiviteti për shpërndarjen e fletushkave informuese në sektorin e gastronomisë me qëllim që të informohen drejtë qytetarët për dhënien e lëmoshës e cila po stimulon edhe me shumë që fëmijët të vazhdojnë të dëmtojnë të ardhmen dhe të mos i gëzojnë të drejtat e tyre ashtu si gjithë fëmijët tjerë dhe janë raste potenciale për shfrytëzim, dhunë, abuzim dhe trafikim.