Republika e Kosoves

Istog

25 nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare të Dhunës kundër Gruas

2018/11/26 - 3:39

Në kuadër të 16 ditët e aktivizimit komuna e Istogut hapi sot fushatën kundër dhunës së gruas, për të shënuar këtë datë nga komuna  është është organizuar konkurs për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Istogut në fushën e  artit figurativ  dhe në gjuhën shqipe me temë “si e shohin fëmijët dhunën në familje”. Në kuadër të hapjes së kësaj fushate komuna e Istogut ka organizuar sot aktivitetin për ndarjen e shpërblimeve për krijimtaritë më të mira të realizuar nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme., ku pjesë të këtij aktiviteti ishin nxënës të shumtë që më krijimtaritë e tyre kishin konkurruar në këtë konkurs, drejtorë të drejtorive komunale, drejtor të shkollave, udhëheqësja e njësitit për të Drejtat e Njeriut në komunën e Istogut, Sanije Mavraj. Në fund të aktivitetit janë ndarë edhe shpërblimet për vendet e treta, vendin e dytë si dhe vendin e parë nga lëmia e  artit figurativ dhe letërsisë.