2022/06/01 - 10:21
Sot, për nder të 1 qershorit Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve u mbajtën një rrjedhë e aktiviteteve në kopshtet e fëmijëve në Komunën e Istogut.
Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete në kuadër të Drejtorisë për Administratë Komunale kanë organizuar sot takime me aktivitete për të shënuar 1 qershorin Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Në të gjitha kopshtet e fëmijëve u shpërndan edhe disa dhurata simbolike për fëmijët e kopshteve të Komunës tonë.
Pjesë e këtyre aktiviteteve ishin Nenkryetari Komunës së Istogut Ali Nimanaj, Drejtori i Arsimit Naim Behlulaj, Drejtoresha e Mirëqenies Sociale Merita Bytyçi si dhe zyrtar të tjerë Komunal.
“Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve ,është një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj tyre. Është dita kur vetë fëmijët kërkojnë të drejtat e tyre, por për dallim nga të rriturit, kërkesat e tyre bëhen përmes lojërave dhe festave”.
Në fund, në Sallën e Kuvendit Komunal të Istogut kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit Enver Rugova, u mirëpriten fëmije të shkollave fillore, të cilët panë nga afër punët që bëhen në Kuvendin Komunal të Istogut.