Republika e Kosoves

Istog

Ftesë Publike

2019/01/08 - 9:38

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit  të nënshkruar me 19 Shtator 2018 nga Komuna e Istogut dhe të Projektit të ReLOaD (Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor), që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) shpallin këtë:

FTESË PUBLIKE PËR  ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE

 Ne kuadër të Thirrjes Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) për Dorëzimin e Projekt Propozimeve në Programin ReLOaD, që do të shpallet më datë 17 Janar 2019, ftohen të gjitha OShC-të e interesuara të marrin pjesë në Takimin Informues mbi procedurat, kriteret dhe paketën e aplikimit. Projekti ReLOaD gjithashtu do të ofroj Trajnim tre-ditor për të gjitha OShC-të e interesuara mbi Ciklin e Menaxhimit te Projektit (CMP), me fokus te veçantë se si të plotësohen format dhe dokumentet e aplikimit.

Takimi Informues dhe Trajnimi do të mbahen më: 17, 18 dhe 21 Janar 2019 në Sallën e Kuvendit Komunal, me fillim në ora 10:00.

Agjenda dhe materialet për trajnim do të ndahen gjatë ditës së parë të trajnimit.

Ju mirëpresim.