Republika e Kosoves

Istog

Identifikimi i potencialeve turistike në Istog

2011/03/15 - 12:00

Organizuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi, OJQ nga Maqedonia, Fondacioni për Zhvillimin e Ekonomive në Maqedoni (MEDF) ka mbajtur sot një punëtori për implementimin e projektit “Identifikimi i Potencialeve turistike në Istog” që së bashku edhe me tri komuna tjera të regjionit, Pejën, Klinën dhe Deçanin, janë fitues të këtij projekti që financohet nga Komisioni Evropian.

Lazar Nedanoski dhe Dimce Mitreski kanë prezantuar detaje të këtij projekti duke shpjeguar edhe për benefitet që sjell turizmi si një lami me mjaft përfitim. Ndërkaq, ata kanë kërkuar nga zyrtarët komunal, shoqëria civile dhe biznesmen të Istogut për të ndihmuar me ide dhe rekomandime se si mund të ngjallet turizmi në komunën e Istogut.
Kjo organizatë do të jetë në kontakt të përhershëm me zyrtarët komunal, ndërsa me po të njëjtit pjesëmarrës të punëtorisë së sotme, ata do të takohen brenda një muaj e gjysmë për në punëtori tjetër për të parë se cilat janë idetë e istogasve për ta zhvilluar turizmin edhe në këtë pjesë të Dukagjinit.