Republika e Kosoves

Istog

Istog > Njoftim për Dëgjim Publik AA Njoftim për Dëgjim Publik

2019/12/03 - 4:40

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut dhe shoqëria civile, se më datën: 13.12.2019, ditë e Premte, duke filluar në ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, kati i III-të, do të organizohet: Konsultim publik me qytetar për:

 

 PROJEKT- RREGULLORES KOMUNALE PËR TAKSA, NGARKESA DHE GJOBA.

 

Kjo Rregulloreje është e një rëndësie të veçantë për Komunën e Istogut, prandaj ju qytetarë të nderuar, shfrytëzoni të drejtën e juaj që të jeni pjesëmarrës aktiv në këtë Konsultim publik që është një proces i vendimmarrjes ku me propozimet dhe vërejtjet e juaja, ju do të kontribuoni që kjo Rregullore të jetë sa më e kompletuar dhe cilësore.

Zëri i juaj do të dëgjohet!

 

Një kopje të Rregullores mund ta merrni në Zyrën Ligjore Nr. 312, kati i III-të.

 

E mirëpresim pjesëmarrjen tuaj.