Drejtoria për Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Shoqata Humanitare Bamirëse Bereqeti kanë shpërndarë sot 100 pako ushqimore dhe miell për familjet në nevojë të kësaj komune.
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale Merita Bytyçi falënderoi Shoqatën Humanitare Bamirëse Bereqeti për donacionin e dhënë dhe shpreson që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen.