Republika e Kosoves

Istog

Komuna e Istogut dhe Shoqata Humanitare Bamirëse Bereqeti kanë shpërndarë 100 pako ushqimore për familjet në nevojë

2024/03/14 - 12:35

Drejtoria për Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Shoqata Humanitare Bamirëse Bereqeti kanë shpërndarë sot 100 pako ushqimore dhe miell për familjet në nevojë të kësaj komune.
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale Merita Bytyçi falënderoi Shoqatën Humanitare Bamirëse Bereqeti për donacionin e dhënë dhe shpreson që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen.