Komuna e Istogut ndan mirënjohje për mësimdhënësit e dalluar
2023/03/07 - 11:16
Për nderë të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog, ka organizuar ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për mësimdhënësit e dalluar në secilën shkollë.
Për ti përshëndetur të pranishmit me një fjalë rasti Kryetari i Komunës Ilir Ferati tha se: “Këto mirënjohje që po i ndajmë sot janë më tepër simbolike por ne vlerësojmë lartë kontributin tuaj në çdo hap që keni bërë për fëmijët.” Ai poashtu falënderoj gjithsecilin mësues që në kohët më të vështira kanë pasur durim e kanë sakrifikuar çdo gjë nga vetja e tyre.
Ndarja e mirënjohjeve është bërë nga Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Istog Naim Behlulaj së bashku me udhëheqësen e Drejtorisë për Arsim, znj. Zize Blakaj Bujupaj, të cilët njëkohësisht i ’u uruan festën dhe vlerësuan lartë punën dhe kontributin e secilit në kuadër të shkollave respektive.
Vlen të theksohet se për herë të parë në Republikën e Kosovës, Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog ndanë mirënjohje për ish strukturat e Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë (LASH), Sindikatës dhe drejtorë të shkollave për periudhën e viteve 1990-95.
Poashtu mirënjohje u ndan edhe për mësimdhënës të pensionuar për vitin shkollor 2022/23, për mësimdhënës të propozuar nga shkollat, mësimdhënës të suksesshëm në fushën e sportit dhe shëndetit si dhe për punëtorët teknikë të pensionuar në vitin shkollor 2022/23.