2022/08/04 - 8:45
Kryetari i Komunës së Istogut Ilir Ferati Bashkë me rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për hartimin e përbashkët të disa strategjive zhvillimore për Komunën e Istogut.
Po bëhen jetike projektet konkrete, përfshirë projektin Smart City në Istog, Strategjinë për Zhvillim Ekomomik Lokal, Strategjinë për Zhvillim të Integruar të Turizmit, Studimin e Fizibilitetit për Zonën Ekonomike si dhe aplikacionin për lejet e ndërtimit e-Leja.
“Gjatë qëndrimit në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, diskutuam për projektet që së shpejti do të implementohen në Komunën tonë, konceptet e reja të studimeve dhe hulumtimeve në UBT! Ne si Komunë do të jemi të hapur për bashkëpunime të tilla duke investuar ne strategjitë për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm” tha Kryetari Ferati.