Republika e Kosoves

Istog

Komuna e Istogut pranoj donacion nga shoqata “KIF Liria” nga Suedia

2022/11/01 - 9:22

Komuna e Istogut pranoj donacion nga shoqata “KIF Liria”, me të cilën Kryetari i Komunës, Ilir Ferati dhe Xhafer Balaj, muaj më parë kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi.
Falë iniciativës së mërgimtarit z.Balaj, ky donacion përmbante material dhe pajisje shëndetësore që janë dedikuar për lehtësimin, përmirësimin dhe rritjen e efikasitetit në shëndetësinë e Komunës së Istogut duke përfshirë këtu edhe kategorinë e personave me aftësi të veçanta dhe shtëpinë e pleqve në Gurrakoc.
Gjatë pranim- dorëzimit të këtij donacioni të pranishëm ishin edhe drejtor të drejtorive në Komunën e Istogut të cilët falënderuan z.Balaj për dhurimin e këtij donacioni me nevojë dhe shumë të rëndësishëm për QKMF-në në Istog.