Republika e Kosoves

Istog

Konsultim Publik i Projekt Rregullores Komunale për Kodin e Etikës për Zyrtarët e Komunës së Istogut!

2020/07/03 - 1:19

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut dhe shoqëria civile, se më datën: 14.07.2020, ditë e Martë, duke filluar në ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, kati i III-të, do të organizohet: Konsultim publik me qytetar për: 

PROJEKT- RREGULLORES KOMUNALE PËR KODIN  E   ETIKËS PËR  ZYRTARËT E KOMUNËS SË ISTOGUT  

Kjo Rregulloreje është e një rëndësie të veçantë për Komunën e Istogut, prandaj ju qytetarë të nderuar, shfrytëzoni të drejtën e juaj që të jeni pjesëmarrës aktiv në këtë Konsultim publik që është një proces i vendimmarrjes ku me propozimet dhe vërejtjet e juaja, ju do të kontribuoni që kjo Rregullore të jetë sa më e kompletuar dhe cilësore.

Zëri i juaj do të dëgjohet!

 

Një kopje të Rregullores mund ta merrni në Zyrën Ligjore Nr. 312, kati i III-të.

E mirëpresim pjesëmarrjen tuaj.

Projekt rregulloren mund të gjëni në këtë link.