Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Haki Rugova priti në takim udhëheqësin e programit për qeverisje efektive lokale (LEGA) Daniel Şerban

2020/01/24 - 12:32

Kryetari i Komunës Haki Rugova, ka pritur sot në takim Daniel Şerban i cili është udhëheqës  i  programit pesë vjeçar LEGA (programi për qeverisje efektive lokale) me shtrirje në 14 komuna të Kosovës.
Kryetari Haki Rugova shprehu mirënjohje që në vazhdimësi USAID-it kanë përkrahur komunën e Istogut si në projektet infrastrukturore ashtu edhe në fushat e tjera. Në anën tjetër, drejtori i projektit të ri të USAID-it   Daniel Şerban falënderoi Kryetarin Rugova për bashkëpunimin dhe punën e përbashkët tani e sa vite.