Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Ilir Ferati nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Drejtorin e Projektit “INTEGRA” z.Valentin Hoxha.

2023/01/12 - 4:47

Sot, Kryetari i Komunës Ilir Ferati, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi(MB), me z.Valentin Hoxha, që objektiv ka integrimin social dhe ekonomik në vendin e origjinës të të kthyerve, si dhe grupeve në rrezik, që do të kenë një perspektivë për të qëndruar, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve, punësimit dhe vetëpunësimit, e që do t’u mundësojë atyre të gjenerojnë të ardhura për familjet e tyre dhe të ndërtojnë jetën e tyre në Kosovë.
Kryetari Ferati e falënderoj z. Hoxha  për bashkëpunim dhe korrektësi!