Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Ilir Ferati priti në takim Organizatën “Let’s Do it Kosova” dhe Rrjetin e Ambientalistve “We Are One”

2023/01/12 - 4:39

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, priti sot në takim përfaqësues nga Organizata “Let’s Do it Kosova” dhe Rrjeti i Ambientlistve “We Are One”, të prirë nga koordinatori Luan Hasanaj.
Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me projektet të cilat do të realizohen në fushën e mjedisit në territorin e Komunës së Istogut, po ashtu është diskutuar mundësia e bashkëpunimit për projektet e caktuara në të mirë të ambientit.
Kryetari Ferati iu ofroj mbështetje të plotë dhe premtoi ndryshime pozitive në fushën e mjedisit.