2019/08/30 - 1:57
Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj është mbajtur mbledhja e 20të e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal. Në mbledhjen e sotme Kuvendi shqyrtoi këto pika të rendit të ditës: shqyrtimi i raportit për 6 mujorë të punës së Kryetarit të Komunës, shqyrtimi i raportit të punës për 6 mujorin e NP “Ambienti”, shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Përgjithshëm dhe njoftimi i planit të veprimit për eleminimin e të metave të rekomanduara nga Auditori i Përgjithshëm si dhe rialokimi dhe transferi nga kategoritë ekonomik: paga dhe mëditje dhe shpenzime kapital.
Të gjitha pikat e rendit të ditës që u shqyrtuan u miratuan nga anëtarët e pranishëm në kuvendit.