2023/10/30 - 3:08
Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 20- të e rregullt e legjislacionit të VII-të të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës Ilir Ferati , drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Në mbledhjen e sotme kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e tretë (korrik-shtator) të vitit fiskal 2023, Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Statutit të Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Istogut, Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijës, Istog (2024 – 2026) si dhe Formimi i Grupit punues për hartimin e Planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2024.
Pikë shtesë e rendit të ditës ishte edhe plotësim-ndryshimi i vendimit të KKSB-së si dhe miratimi i Planit për Ri-integrim.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.