Republika e Kosoves

Istog

Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

2024/02/21 - 12:51

 

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Enver Rugova, është mbajtur sot mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.

 

Pika të rendit të ditës së kësaj mbledhje ishin: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara , Shpallja në diskutim publik e Draft – Statutit për QKMF në Komunën e Istogut, Shfuqizimi i Vendimit 00.Nr.195/2023 i datës 30.11.2023 për këmbimin e   pronës së paluajtshme private me pronën e paluajtshme të komunës  së Istogut si dhe Shfuqizimi i Vendimit 00.Nr.209/2023 i datës 28.12.2023 për plotësim dhe ndryshimin e vendimit 00Nr.13/2020 për dhënien në shfrytëzim me negocim të pronës së paluajtshme të komunës me ”Ulpiana Balaj” ShPK.

 

Pika shtesë të rendit të ditës ishin edhe Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për Këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës me pronë private në emër të z. Ismet Halimaj, Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për Këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës me pronë private në emër të Arsim Avdijaj, Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për Këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës me pronë private në emër të Herolinda Osmanaj si dhe Shpallja në diskutim Publik e Draft – Strategjia Komunale për Mbrojtje nga Dhuna në Familje (2024 – 2027) dhe Plani i Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje (2024 – 2026).

 

 

Të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së ju dërguan Kuvendit për miratim.