Republika e Kosoves

Istog

Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

2024/06/19 - 1:19

Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa
Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Enver Rugova, është mbajtur sot mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.
Pika të rendit të ditës së kësaj mbledhje ishin: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Njoftimi me Qarkoren Buxhetore Nr.1 të Ministrisë së Financave për kufijtë preliminar të përgatitjes së Kornizës Afatmesme Buxhetore 2025-2027, Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2025-2027, Shpallja në Diskutim Publik e Draft-Planit të Veprimit për Energji të Qendrueshme dhe Klimë.
Pika shtesë të rendit të ditës ishte edhe Autorizimi i Kryetarit të Komunës të përfaqësoj Komunën për aplikim të anëtarësimit në konventën e kryetarëve nga BE.
Të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së ju dërguan Kuvendit për miratim.