2019/09/30 - 2:27
Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 21-të e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Dhënia e betimit të anëtarëve të rijnë të Kuvendit Komunal, shqyrtimi dhe miratimi i Draft Buxhetit për vitin 2020-2022, rishqyrtimi i rregullores për transparencë, njoftimi me raportin e progresit për realizimit e Planit të Veprimit për mënjanimin e të gjeturave në raportin e Auditorit të Përgjithshëm si dhe marrja e vendimit për formimin e komitetit konsultativ për shëndetësi bazuar në raportin e paneli përzgjedhëse, ishin pika të rendit të ditës së mbledhjes së sotme të kuvendit.
Pas elaburim të Draft Buxhetit për vitin 2020-2022 nga Osman Sadikaj –Zyrtar Kryesor Financiar si dhe pas debatit të zhvilluar u miratua Draft Buxhetit për vitin 2020-2022 nga anëtaret e kuvendit komunal.
Po ashtu edhe pikat tjera të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit komunal.