Republika e Kosoves

Istog

MUAJI PRILL – MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR AUTIZMIN

2023/04/19 - 11:31

MUAJI PRILL – MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR AUTIZMIN

Me rastin e shënimit të Muajit Prill – Muaji i Ndërgjegjësimit për Autizmin, janë mbajtur ligjërata informuese për autizmin në disa shkolla të Komunës së Istogut me nxënës nga klasat e IV dhe të V “ saktësisht në F.SH.M.U “Bajram Curri” në Istog, “Martin Camaj” në Gurrakoc, “Fan.S.Noli” në Llukac të Begut” dhe Ismail Qemali” në Saradran, të cilët janë informuar për çrregullimin e spektrit të autizmit, sjelljen dhe kujdesin që duhet të tregojmë të gjithë në raport më fëmijët me autizëm që ti pranojmë dhe t’i trajtojmë në mënyrë të barabartë dhe të mos lejojmë asnjë formë të paragjykimit apo diskriminimit ndaj tyre.

Nxënësit gjatë këtyre ligjëratave i kanë ndarë eksperiencat e tyre në lidhje më shokët me “Aftësi Ndryshe” si dhe janë dhënë mesazhe të ndryshme që fëmijët me autizëm të pranohen dhe të ndjehen të barabartë sikur të gjithë fëmijët e tjerë, të respektohen të drejtat e tyre dhe të mos ketë asnjë formë të diskriminimit.

Këto ligjërata informuese janë mbajtur nga zyrtarja për Mbrojtje të Fëmijëve dhe Riintegrim znj.Vlora Gjoci, ku gjatë këtij aktiviteti u theksua edhe rëndësia e mbështetjes që duhet të jetë nga familja, shoqëria, profesionistët dhe shteti në përgjithësi për një integrim dhe mirëqenie me të mirë të fëmijëve me autizëm.