2023/12/26 - 12:26
Me rastin e festive të funvitit Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Istogut me drejtoreshë znj. Merita Bytyqi, ka bërë sot shpërndarjen e 70 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë në Komunën e Istogut.
Këto familje në vazhdimësi janë ndihmuar në forma të ndryshme nga Komuna e Istogut gjatë vitit 2023.
Një përkrahje e tillë për këto familje pritet të ndodhë edhe gjatë vitit 2024 për të lehtësuar sado pak jetën e këtyre familjeve.