Republika e Kosoves

Istog

NJOFTIM

2023/03/09 - 10:45

Njoftohen të gjitha gratë e riatdhesuara dhe të rejat e Komunës së Istogut se me datën 15 Mars (e mërkurë), në sallën e Kuvendit Komunal, në ora 11:00, Komuna e Istogut në bashkëpunim me përfaqësuesit e projektit “INTEGRA” do të mbajë takim informues në kuadër të projektit për themelimin e Qendrës për Angazhim të Komunitetit (QAK).
Të gjitha të interesuarat që duan të informohen për këtë projekt dhe të bëhen pjesë e aktiviteteve të kësaj qendre në të ardhmen ftohen të jenë pjesë e këtij takimi.