Republika e Kosoves

Istog

Njoftim për anulim te thirrjes publike nga projekti ReLOaD

2018/08/24 - 12:34

“Të nderuar qytetarë dhe përfaqësues te OSHC-ve,

Pas një periudhe të gjatë të verifikimit të procesit të aplikimit të OSHC-ve në kuadër të Projektit ReLOaD, lidhur me  Thirrjen e Parë Publike për Dorëzimin e Projekt Propozimeve të OSHC-ve, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP, është anuluar pas një marrëveshjeje të përbashkët me Zyrën e BE-se në Kosovë dhe Zyrën e BE-së në Bruksel. Megjithëse aktivitetet e projektit ReLOaD janë zbatuar në përputhje me Rregulloren MF 04/2017 mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik te OJQ-ve, disa nga proceset janë kërkuar të modifikohen me qëllim që të minimizohen mundësitë e mundshme të konfliktit të interesit, veçanërisht në lidhje me praninë e një përfaqësuesi të shoqërisë civile në Komisionin e Vlerësimit, ku në të njëjtën kohë ai/ajo kishte te drejte për të aplikuar në kuadër të thirrjes me OSHC-të përkatëse; pavarësisht se çdo komunë partnere ka pasur një anëtar zëvendës nga OSHC-të për të parandaluar mundësinë e ndonjë konflikti te interesit.

Thirrja e re Publike për Dorëzimin e Projekt Propozimeve të OSHC-ve do të publikohet në Shtator 2018, me të drejtë aplikimi për të gjitha OSHC-te e interesuara për të qenë pjesë e projektit ReLOaD. Thirrja e re do të ketë përsëri prezencën e përfaqësuesit të shoqërisë civile në Komisionin e Vlerësimit (kriter i cili është në përputhje me legjislacionin ne fuqi), por pa të drejtë aplikimi në thirrjen publike të shpallur nga komuna.

Gjithashtu, për të fuqizuar edhe më tej kapacitetet e OSHC-ve në lidhje me procedurat dhe kërkesat e projektit, projekti do të organizoje sesione të reja informacioni dhe trajnime. Të gjitha detajet dhe hapat e tjerë do të publikohen paraprakisht ne web-faqen e komunës dhe UNDP-se”.