Republika e Kosoves

Istog

Njoftim për Dëgjim me Qytetarë

2017/08/21 - 12:00

 Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Istogut se më: 28.08.2017 e hënë, duke filluar në ora 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, Kryetari  i Komunës do të organizojë dëgjimin me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2018-2020.
 
Në këtë dëgjim qytetarët do të njoftohen me Draft Buxhetin Komunal për vitet 2018-2020 si dhe do të njoftohen me planin e projekteve kapitale për periudhën e cekur.
 
Qytetarë të nderuar shfrytëzoni të drejtën tuaj që të jeni pjesëmarrës aktiv dhe propozoni prioritetet për të cilat mendoni që duhet të përfshihen në listën e prioriteteve si dhe kontribuoni që kjo listë të jetë sa më reale dhe të përfshihen edhe nevojat e mesit ku jetoni.
 
Zëri Juaj do të dëgjohet
 
Pjesëmarrja e Juaj do të jetë një kontribut që dëgjimi të jetë më i suksesshëm.
 
 
                                                                                      Kryetari i Komunës
                                                                                             Haki Rugova