Republika e Kosoves

Istog

Njoftim për mundësinë e kryerjes së testit të mamografisë

2018/04/13 - 10:42

Komuna e Istogut, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale,  njofton të gjitha të interesuarat të cilat dëshirojnë ti nënshtrohen testit të Mamografisë, se Mamografia Mobile që nga dita e hënë me datë 16.04.2018, do të jetë e vendosur tek QKMF-ja në Istog ku do të qëndroj për 20 ditë me radhë. Puna me paciente fillon nga ora 09:30 deri në ora 15:00.

Të gjitha të interesuarat le të lajmërohen në QKMF në Istog.

Ju mirëpresim !