Republika e Kosoves

Istog

Njoftim për shlyerjen e borxheve të tatimit në pronë

2020/12/23 - 11:18

Të nderuar qytetarë të Komunës së Istogut!

 

Tatimi në pronë është shtylla bazë e buxhetit të komunës. Po ashtu është e hyra që inkasohet nga Ju qytetarë dhe si e tillë kthehet drejtpërdrejt për të mirën tuaj, duke realizuar investime të rëndësishme në infrastrukturë. Nga kjo e hyrë komunale, kemi arritur të realizojmë shume projekte, për të cilat ju jeni dëshmitarë të realizimit të tyre.

 

Muaji dhjetor është afati i fundit për shlyerjen e borxheve nga  tatimi në pronë për këtë vit. Edhe pse pagesa e rregullt për ratën e dyte ka përfunduar me 30 shtator, ju njoftojmë se pagesat mund t’i kryeni deri në fund te vitit,

pa masa ndëshkuese . Kjo për arsye se këtë vit nuk janë instaluar kamata dhe dënimi në borxhe,shkaku i pandemisë.

 

Pagesa e tatimi në pronë është obligim ligjor dhe qytetar ndaj komunës suaj.

 

 

Me respekt!

 

Zyra Komunale e Tatimit në Pronë