Republika e Kosoves

Istog

Përkujtohen “Tre Dëshmorët e Shkollës Shqipe” në Uçë

2019/01/31 - 1:36

Në nderim të tre dëshmorëve, Hasan e Muharrem Hysenaj dhe Bajram Hoxhaj, të cilët u vranë para 27 vitesh  në mbrojtje të arsimit shqip nga regjimi serb i asaj kohe, kryetari i komunës Haki Rugova me bashkëpunëtorë, familjar si dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe dhe vendosje e kurora lulesh tek lapidari i tyre në fshatin Uçë.