2022/03/16 - 7:53
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Istog, ka pranuar sot një donacion nga Rotary Club Prishtina, me masa mbrojtëse për luftimin dhe parandalimin e COVID-19, përkatësisht mjete higjienike. Ky donacion shërben për ofrimin e mbështetjes për sistemin shëndetësor në Kosovë.
Me këtë rast, Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Istogut, Zenel Shatri, e ka falënderuar Rotary Club Prishtina, për këtë donacion, që për punëtorët shëndetësorë është shumë i nevojshëm, e mbi të gjitha është një mbështetje domethënëse.