Republika e Kosoves

Istog

Raporti i Vlerësimit të Ndikimit të Cilësisë së Ajrit në Shëndet

2023/12/18 - 10:48

U zhvillua sot konferenca për prezantimin e “Raportit mbi Vlerësimin e Ndikimit të Cilësisë së Ajrit në Shëndet” në Komunën e Istogut. Ky raport sjell një analizë të hollësishme të cilësisë së ajrit dhe ndikimit të tij në shëndetin tonë.
Të pranishmit në konferencë patën rastin të njiheshin me rezultatet e studimit dhe të përfitonin informacion të vlefshëm lidhur me ndikimin e cilësisë së ajrit në shëndetin tonë, si dhe me mjete të mundshme për përmirësim.
Temat kyçe të trajtuara ishin:
Analiza e cilësisë së ajrit;
Ndikimi i cilësisë së ajrit në shëndetin e qytetarëve;
Hapat konkrete për përmirësimin e cilësisë së ajrit.
“Të Bashkuar për Ajër të Pastër” është projekt i cili zbatohet nga Let’s Do it Peja dhe financohet nga Bashkimi Evropian.