Republika e Kosoves

Istog

Sesione Informuese me nxënës  për promovimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës dhe Planit të Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijës, Istog (2024-2026)

2024/03/01 - 10:48

Anëtarja e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës ka vazhduar  me mbajtjen e sesioneve informuese më nxënës për promovimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës dhe Planit të Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijës, Istog (2024-2026) edhe në shkolla tjera të  mesme të ulëta si “Ndre Mjeda” në Rakosh, “Mehmet Akif” në Shushicë, “Martin Camaj” në Gurrakoc “Tre Dëshmorët e Shkollës Shqipe” në Uçë, dhe IAAP “Mithat Frashëri” në Gurrakoc.

Në këto sesione kanë marrë pjesë përfaqësues të nxënësve/fëmijëve nga klasa VI, VII,VIII, IX,X,XI ku janë njoftuar për përbërjen e anëtarëve të Ekipit, anëtarëve vëzhgues dhe këshilltarëve të jashtëm, puna, përgjegjësitë dhe mandati i Ekipit si dhe u është prezantuar Plani Trevjeçar i Punës me qëllim të informimit dhe rritjes së vetëdijes së tyre si dhe mundësitë e bashkëpunimit me Ekipin si fëmijë dhe transparencën e përfshirjen e tyre në implementimin e këtij plani