2024/03/06 - 3:30
Anëtarët e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës kanë vazhduar me mbajtjen e sesioneve informuese më nxënës për promovimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës dhe Planit të Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijës, Istog (2024-2026) edhe në shkolla tjera të mesme të ulëta si “Fan.S.Noli” në Llukac të Begut”, “Isamil Qemali” në Saradran dhe “Avni Rrustemi” në Zallq.
Në këto sesione kanë marrë pjesë përfaqësues të nxënësve/fëmijëve nga klasa VI, VII,VIII,IX, ku janë njoftuar për përbërjen e anëtarëve të Ekipit, anëtarëve vëzhgues dhe këshilltarëve të jashtëm, puna, përgjegjësitë dhe mandati i Ekipit si dhe u është prezantuar Plani Trevjeçar i Punës me qëllim të informimit dhe rritjes së vetëdijes së tyre si dhe mundësitë e bashkëpunimit me Ekipin si fëmijë dhe transparencën e përfshirjen e tyre në implementimin e këtij plani