Republika e Kosoves

Istog

Sesione Informuese me nxënës për promovimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës dhe Planit të Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijës, Istog (2024-2026)

2024/03/13 - 3:03

Anëtarët e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës në Istog, zëvendëse kryesuesja e Ekipit znj.Meritë Bytyçi dhe Zyrtarja për Mbrojtje të Fëmijëve dhe Riintegrim znj.Vlora Gjoci në mbështetje nga përfaqësuesit e organizatës Syri i Vizionit, z.Naser Lajqi – Udhëheqës i Programit për Mbrojtje të Fëmijëve dhe znj.Teuta Uka – projekt menaxhere për qeverisjen dhe monitorimin e të drejtave të fëmijëve kanë mbajtur sesione informuese më nxënës për promovimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës dhe Planit të Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijës, Istog (2024-2026) në shkollën fillore të mesme të ulët “Bajram Curri” në Istog dhe Gjimnazin” Haxhi Zeka” në Istog. Në këto sesione kanë marrë pjesë përfaqësues të nxënësve/fëmijëve nga klasa VI, VII,VIII dhe IX, X, XI ku janë njoftuar për përbërjen e anëtarëve të Ekipit, anëtarëve vëzhgues dhe këshilltarëve të jashtëm, puna, përgjegjësitë dhe mandati i Ekipit si dhe u është prezantuar Plani Trevjeçar i Punës me qëllim të informimit dhe rritjes së vetëdijes së tyre si dhe mundësitë e bashkëpunimit me Ekipin si fëmijë dhe transparencën e përfshirjen e tyre në implementimin e këtij plani.