Republika e Kosoves

Istog

Sesione Informuese me nxënës  për promovimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës dhe Planit të Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijës, Istog (2024-2026)

2024/02/21 - 3:44

Anëtaret e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës kanë filluar me mbajtjen e sesioneve informuese më nxënës për promovimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës dhe Planit të Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijës, Istog (2024-2026) në shkollat e mesme të ulëta “Hysni Zajmi” në Vrellë, “Zymer Zeka” në Kaliqan, dhe “Trepça” në Banjë.

Në këto sesione kanë marrë pjesë përfaqësues të nxënësve/fëmijëve nga klasa VI, VII,VIII dhe IX, ku janë njoftuar për përbërjen e anëtarëve të Ekipit, anëtarëve vëzhgues dhe këshilltarëve të jashtëm, puna, përgjegjësitë dhe mandati i Ekipit si dhe u është prezantuar Plani Trevjeçar i Punës me qëllim të informimit dhe rritjes së vetëdijes së tyre si dhe mundësitë e bashkëpunimit me Ekipin si fëmijë dhe transparencën e përfshirjen e tyre në implementimin e këtij plani.