Republika e Kosoves

Istog

Shënohet 20 qershori, Dita e Çlirimit

2018/06/20 - 3:05

  

Nën pat ronatin e kryetarit të komunës Haki Rugova është shënuar 20 qershori dita e çlirimit të Istogut, ku kjo ditë u shënua  me aktivitete të ndryshme.

Aktivitetet kanë filluar me hapja e ekspozitës arkeologjike në muzeun e shtëpisë së kulturës për të vazhduar me turnirin në futboll të vogël i cili u mbajt në poligonin e gjimnazit “Haxhi Zeka “në Istog.

Aktivitetet kanë vazhduar me vendosjen e kurorave me lule tek lapidari i dëshmorëve në qendër të qytetit në Istog.

Përmbylljen e aktiviteteve e shënoj një orë letrare që është mbajtur në sallën e kuvendit, ku me krijimet e tyre letrare janë paraqitur një numër i madh i nxënësve nga shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Istogut.