Republika e Kosoves

Istog

Shërbimet elektronike – për pagesen e tatimit në pronë

2023/05/12 - 9:17

Shërbimet elektronike – për pagesen e tatimit në pronë
E-Fatura tanimë e qasshme vetëm në https://ekosova.rks-gov.net/
Ju njoftojmë se tanimë shërbimi i E-Faturës është bartur në E-Kosova, dhe ju mund t’i shtypni faturat e juaja me anë të platformës shtetërorë https://ekosova.rks-gov.net/
Ju lutem ta keni parasysh se çdo tatimpagues duhet t’i ketë pronat e tij/saj të regjistruara me numër personal https://tatimineprone-rks.org/…/regjistroni-numrin…/ , në mënyrë që të mundësohet shtypja online e faturës për vetën, si dhe për persona të tjerë.
e-Kosova – Platforma e sherbimeve elektronike është sportel elektronik,perms te cilit çdo person i interesuar mund të marrë nepermjet internetit sherbime sherbime elektronike qe ofrohen nga institucionet publike në Kosovë.e-Kosova shkurton distance, rritë efikasitetin dhe shpejtësinë e marrjes së sherbimit.
e-Kosova
Në platformën eKosova është lansuar shërbimi i pagesave elektronike, përmes të cilit synohet lehtësimi dhe shkurtimi i kohës për marrjen e shërbimeve qeveritare, pa prezencë fizike.
Përmes këtij shërbimi mund të bëhet pagesa e tatimit në pronë dhe pagesat e gjobave në trafik.
Për të paguar Tatimin në Pronë referohuni në vegëzën në vijim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/7
Për të paguar Gjobat në Trafik referohuni në vegëzën në vijim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/9
Si të paguani tatimin në pronë?
Çdo kush që zotëron apo posedon një pronë në Kosovë është i obliguar të paguaj tatim në pronë. Ky është një obligim edhe nëse jetoni jasht vendit. Mbani mend të paguani me kohë për të shmangur gjoba dhe interes https://tatimineprone-rks.org/…/gjobat-dhe-interesi…/ .
Nëse keni regjistruar pronën tuaj me numër personal, ju mund të shkarkoni faturën tuaj https://tatimineprone-rks.org/sherbimet-elektronike/ nga shtëpia duke përdorur platformën https://ekosova.rks-gov.net/ .
Ju mund të paguani si në vijim.
❶ Në një bankë lokale komerciale apo institucion tjetër të licensuar në Kosovë
❷ Pagesa përmes e-banking
Nëse jeni të lidhur me një shërbim e-banking në një prej bankave komerciale në Kosovë, ju mund të shfrytëzoni këtë shërbim.
1. Shkarkoni faturën nga e-shërbimi ynë
2. Paguani nga shërbimi juaj e-banking
3. Shenoni saktë këto te dhena:
• Kodin UNIREF,
• Emrin tuaj, emrin e prindit, mbiemrin
• Numrin e tatimpaguesit dhe
• Shumën e pagesës.
Ju lutemi mbani mend që merr së paku 5-6 ditë pune, para se pagesa juaj të jetë e paraqitur në sistemin IT të tatimit në pronë. Një shembull nga Komuna e Prishtinës.