Republika e Kosoves

Istog

Sot, Kryetari i Komunës së Istogut Ilir Ferati, nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi me HandiKos-in dhe Shoqatën e të Verbërve, dega në Istog.

2022/05/05 - 5:25

Sot, Kryetari i Komunës së Istogut Ilir Ferati, nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi me HandiKos-in dhe Shoqatën e të Verbërve, dega në Istog.

Me këto marrëveshje Komuna e Istogut përkrahë mbulimin e shpenzimeve të komunalive dhe mbështetje financiare për këto dy shoqata.

Me ketë rast Kryetari i Komunës tregoi gatishmërinë e plotë për përkrahje të personave me aftësi të kufizuar si dhe të personave të verbër, duke theksuar se kontributi që kanë dhënë këto shoqata për kategori të veçanta janë shumë të vlefshme për shoqërinë.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit drejtoresha e qendrës HandiKos në Istog, Lumdita Idrizaj dhe kryetari i Shoqatës së të Verbërve dega në Istog, Esat Shabanaj falënderuan Kryetarin e Komunës Ilir Ferati për përkrahjen e vazhdueshme për këto kategori.