Republika e Kosoves

Istog

U mbajt Diskutim Publik për draft -Rregulloren Komunale për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba

2023/12/07 - 2:54

U mbajt Diskutim Publik për draft -Rregulloren Komunale për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba

Komuna e Istogut, sot ka mbajtur diskutimin publik, në të cilin u debatua rreth Rregullores Komunale për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba.

Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim Genc Ademaj, pasi ka përshëndetur të pranishmit, prezantoj rregulloren para qytetarëve të cilët dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me propozim Rregulloren për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba.

Me qëllim që qytetarët të njihen rreth këtij dokumenti, Komuna  e Istogut, konkretisht Zyra për Informim ka publikuar këtë propozim dokument në ueb faqen zyrtare të Komunës së Istogut, https://kk.rks-gov.net/istog/category/konsultimetpublike/ në rubrikën Konsultimet Publike.