2024/01/31 - 4:34
Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 23- të e rregullt e legjislacionit të VII-të të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë Nënkryetari i Komunës Ali Nimanaj , drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Në mbledhjen e sotme kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shqyrtimi i raportit të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2023, Shqyrtimi i Raportit të punës së Kryetarit për vitin 2023, Shqyrtimi i Raportit të punës së KKSB-së për vitin 2023,Shqyrtimi i Raportit financiar për tremujorin e katër, tetor-dhjetor 2023,Shqyrtimi i Raportit të Planit të Integritetit për vitin 2023,Shqyrtimi i Raportit të zbatimit të Planit të Veprimit për Transparencë për vitin 2023,Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për Organizimin e Punës në Institucionet Edukative – Arsimore të Arsimit Parauniversitar të Komunës së Istog,Rishqyrtimi i Vendimit të Hartës Zonale të Komunës së Istogut 2024-2032,Raporti Vjetor i Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve- Istog, Raporti i Planit Strategjik për Trashëgimin Kulturore dhe Natyrore për komunën e Istogut 2023-2027, Raporti i punës së KRM Ambienti Njësia Operative Istog ( janar- dhjetor)2023,Realizimi i planit Objektivat e menaxhimit të mbeturinave dhe plani operacional 2023 si dhe Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së KRM Ambientit njësia operative Istog, për ngritjen e çmimit të shërbimit të grumbullimit, transportimit dhe deponimit të mbeturinave.
Pika shtesë të rendit të ditës ishin edhe formimi i komisionit për ndarjen e bursave dhe për ankesa.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.