Republika e Kosoves

Istog

Urimi i kryetarit të komunës Haki Rugova me rastin e festës së 28 nëntorit Ditës së Flamurit Kombëtar

2018/11/27 - 3:52

Me rastin e festës së 28 nëntorit Ditës së Flamurit Kombëtar, kryetari i komunës Haki Rugova, uron të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtar është dhe do të mbetet njëra ndër ngjarjet më të ndritura të popullit shqiptar. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte përpjekje  shumëvjeçare e popullit shqiptar për të qenë i lirë dhe i pavarur. Andaj në emrin tim dhe të komunës së Istogut uroj të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen me rastin e festës së 28 nëntorit.