Republika e Kosoves

Istog

Urimi i Kryetarit të Komunës së Istogut, Ilir Ferati, në 16 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

2024/02/16 - 11:07

Me rastin e 16 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka uruar të gjithë qytetarët për përvjetorin e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran

Qytetarë të nderuar e të respektuar të Istogut, sot Kosova shënon 16 vjet shtet, andaj ditët më të mira janë përpara nesh, kur ne bashkëpunojmë për të punuar për vendin tonë. Ndihem me fat që në cilësinë e kryetarit të Komunës t’ju uroj për këtë ditë festive gjithë secilit nga ju.

Për të mbërritur deri te kjo ditë e madhe, punuam dhe sakrifikuan shumë.

Sot kujtojmë dhe vlerësojmë lartë kontributin dhe veprimtarinë e presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, komandantit Adem Jashari, dhe gjithë komandantët, ushtarët, luftëtarët dhe heronjtë e Lirisë së Kosovës të përcjellur me aspiratë për liri dhe demokraci.

Andaj sot të ndihemi me fat që kemi shtetin tonë të lirë.

Gëzuar 16 vjetorin e pavarësisë!