Republika e Kosoves

Istog

Takim me miqët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

2022/05/18 - 10:09

Sot, në një takim njohës, bashkë me një pjesë të kabinetit tim, prita një grup miqësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga diplomatë dhe afaristë amerikan, z. Todd Hendricks (Pennsylvania), General z. Scott Gration (Florida) dhe z. Steve Savelich (Oregon) të cilët erdhën në Istog bashkë me aktivistin shumëvjeçar të LDK-së e të Kosovës, z. Alush Gashi.
E fillova këtë takim miqësor duke falenderuar popullin dhe Qeverinë Amerikane për kontributin dhe mbështetjën e dhënë për Kosovën, në gjitha etapat e shtetndërtimit, si dhe në rrugën e zhvillimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar. Bashkërisht shqyrtuam dhe prekëm mundësitë bashkëpunuese duke rikujtuar lidhjen e ngushtë dhe të pazavendësueshme që ekziston në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në çlirimin, rimëkëmbjen dhe pavarësinë e Kosovës.
Si Kryetar i Komunës u shpreha i hapur për bashkëpunime potenciale e konkrete, në fusha të ndryshme zhvillimore ekonomike dhe tregtare, të cilat do të rrisin produktivitetin në Komunën e Istogut dhe do të thellojnë mardhëniet në mes të dy shteteve.
Shteti pa miq nuk mbahet.