Datëlindja: 10.11.1966
Përgatitja shkollore: Fakulteti i Edukimit
PËRGJEGJËSITË
Anëtarët e kuvendit të komunës janë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit dhe janë të mandatuar si përfaqësuesit e zgjedhur për të marrë vendime në emër të zgjedhësve të tyre. Kjo ide bazohet në parimet e demokracisë përfaqësuese me idenë se njerëzit e delegojnë zërin e tyre tek i përzgjedhuri/ja i/e tyre në mënyrë që ai/ajo të i paraqesë nevojat e tyre në procese vendimmarrëse.
Anëtarët e kuvendit të komunës duhet të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë transparente dhe në mënyrë të përgjegjshme. Çdo veprim i tyre duhet të jetë i hapur për publikun në mënyrë që publiku apo subjekti politik të cilës ky anëtar i takon, të është në gjendje t’i kërkoj llogari në rast se ndjejnë se interesat e tyre nuk po përfaqësohen si duhet.
Veprimet e tyre duhet të jenë të dukshme për publikun në mënyrë që publiku (ose subjekti politik të të cilës ky anëtar i takon) është në gjendje të kundërshtojë kur ndiejnë se interesat e tyre nuk janë duke u përfaqësuar në mënyrë adekuate. Për të qenë në dijeni për punën e përfaqësuesve të tyre, në nenin 45.1 të LVL-së theksohet se takimet e kuvendit të komunës dhe të gjitha komisioneve të tij, janë të hapura për opinionin publik