Republika e Kosoves

Klinë

Sipërfaqja

Klina shtrihet në anën perëndimore të Kosovës gjegjësisht në pjesën verilindore të Rrafshit të Dukagjinit dhe ka një sipërfaqe prej 308.8 km2. Qyteti i  Klinës, gjendet në pikën ku lumi Klina derdhet në pellgun e lumit Drini i Bardhë. Klina kufizohet me këto komuna: në pjesën veriore me komunën Istogut, në veri-lindje më komunën e Skenderajt, në lindje më komunën e Drenasit, në Jug- lindje më komunën e Malishevës, në jug më komunën Rahovecit dhe me Gjakovën dhe ne perëndim me Pejën. Nëpër territorin e komunës së Klinës kalojnë gjashtë lumenj: Drini i Bardh, lumi i Pejës, lumi i Deçanit, lumi Klina, Mirusha dhe lumi i Istogut. Pozita e mirë dhe konfiguracioni terrenit kanë krijuar kushte që komuna Klinës të ketë lidhje të mira rrugore dhe hekurudhore me pjesët tjera të Republikës së Kosovës. Rëndësinë kësaj komune i’a shtojnë rrugët magjistrale Prishtinë- Pejë, rruga Klinë- Skenderaj–Mitrovicë, Klinë – Gurakovc -Burim dhe Klinë – Gurakovc – Banja e Pejës për tu lidhur me qytetin e Pejës si qendër regjionale. Nëpër komunën e Klinës kalon vija hekurudhore Fushë Kosovë – Klinë – Pejë dhe Fushë Kosovë – Klinë – Prizren, të cilat krijojnë lidhje të mira me të gjitha qendrat e Republikës së Kosovës. Klina karakterizohet me një klimë të butë kontinentale, me ndikim të klimës mesdhetare.

Zona të veçanta në komunë janë: Zona e Mirushës, Dresniku, kisha e Shën Pjetrit në Ujmirë “Kullat”, Manastiri në Budisalc dhe Kalaja e Dollcit.