Drejtor: Skënderbe HEBIBI
Email: @rks-gov.net
Tele: 044 506 157
18.1 – Drejtoria e administratës ,mbështetur në dispozitat e LVQL ( neni 62.par 3 ) si ligj i përgjithshëm për organizimin ,funksionimin dhe përgjegjësit e nivelit lokal ( Komunal ) të qeverisjes ,si dhe dispozitat e ligjeve tjera të veçanta që rregullojnë fusha të veçanta të administratës shtetërore,si dhe bazuar në aktet nënligjore të nivelit qendror dhe Komunal të qeverisjes ( Statutin dhe rregulloret në fuqi ) si dhe mbështetur në udhëzimet strategjike dhe politike të Kryetarit të Komunës ,në kuadër të fushë-veprimtarisë së saj ushtron dhe është përgjegjëse për;
Neni 19
19.1 – Shërbimet e përgjithshme administrative për organet administrative ,dhe organet tjera Komunale .të kësaj drejtorie përfshijnë;
19.1.1 – Ofrimi i shërbimeve dhe kryerja e punëve administrative mbështetëse për punët e Kuvendit të Komunës të këshillit të drejtorëve të drejtorive të administratës Komunale të trupave punues ( komiteteve) të Kuvendit Komunal.
19.1.2 – Përgatitjen dhe hartimin e akteve të Kryetarit të Komunës ( neni 13 lidhur me nenin 58 të LVQL ) si dhe punë të tjera teknike –administrative si;
a – Përpilimin e ftesave dhe të vendimeve që dalin nga mbledhjet e caktuara ,përpilimin dhe lekturimin profesional i materialeve literare në gjuhët në përdorimin zyrtar në Komunën e Vitisë
b – Pranimin dhe procedimin në organin kompetent të iniciativave qytetare peticioneve dhe kërkesave për referendum të qytetarëve të Komunës së Vitisë- konform nenit 170 par.4 të Statutit të Komunës .
19.1.3 – Bënë propozimet ( hartimet ) e projekt rregulloreve dhe propozim vendimeve të përgjithshme administrative ,si dhe ushtron propozime për ndryshimin dhe plotësimin e akteve të përgjithshme nënligjore në fuqi ( në juridiksionin Komunal )
19.1.4 – Zbaton dhe bënë regjistrimin dhe mbajtjen e evidencës së materialit zyrtar që pranohet dhe dorëzohet nga zyra e arkivit të administratës së Komunës ,si dhe arkivimin e lëndës arkivore dhe kujdesi për ruajtjen e sajë,dhe kujdesi për ruajtjen e akteve materiale të administratës ( librat amë,kartotekat,protokollet,regjistrat,etj )
19.1.5 – Ofron të gjitha format e shërbimeve dhe të ndihmës juridike për qytetarët duke bën regjistrimin e të gjitha kërkesave dhe parashtresave të tyre dhe bënë raportimin për kryerjen e lëndëve administrative në suaza të afateve ligjore dhe zyrtare sipas LPA,dhe ligjeve tjera të veçanta dhe akteve nënligjore në fuqi .
19.1.6 – Kujdeset dhe zbaton me efikasitet dhe zhuritet, cilësi të lartë dhe të përgjegjshme të shërbimeve postare për nevojat e organeve Komunale dhe organeve të administratës Komunale .
19.1.7 – Ushtron dhe menaxhon me racionalitet të plotë dhe të domosdoshëm me fushën e logjistikës ,ku përfshihet menaxhimi i automjeteve titullar pronësore e të cilave është Komuna e Vitisë ,duke ushtruar ne permanencë mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare , servisimin, sigurimin dhe regjistrimin e tyre dhe furnizimin transparent me derivate nafte për to.
19.1.8 – Organizimin dhe kujdesin për mirëmbajtjen e objektit të administratës Komunale ( nëse me ligj dhe akte nënligjore ky shërbim i besohet organeve tjera ) si dhe organizimin e shërbimeve të sigurimit për këto objekte.
19.1.9 – Ushtron të gjitha punët rreth përkujdesjes dhe mirëmbajtjes së teknologjisë informative dhe avancimit të saj për nevoja zyrtare .
Neni 20
20.1 – Drejtoria e administratës përmes sektorëve të veçantë të saj ,kryen shërbime dhe ushtron autorizime publike ,për qytetarët dhe në interes të tyre . Në shërbimet administrative që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve për qytetar bëjnë pjesë;
20.1.1 – Shërbimet e gjendjes civile ,të cilat përshijnë rregullimin juridiko-ligjor të statusit personal dhe familjar të qytetarëve të Komunës së Vitisë në kuadër të kompetencave të deleguara;
1. Regjistrimin e të lindurve në LAL
2. Regjistrimin e të vdekurve në LAV
3. Regjistrimin e të kurorëzuarve në LAM
20.1.2 Lëshimin e të gjitha formave të akteve materiale administrative ( akteve të evidentimit publik) për qytetarët si ;
__ Lëshimin e certifikatave që dëshmojnë statusin e gjendjes civile për qytetarët ,duke përfshirë edhe certifikatat e vendbanimit dhe të ndërrimit të emrit personal si dhe procedurat e lirimit nga shtetësia si kompetencë e deleguar inicuese për ministritë përkatëse.
__ Vërtetimin e origjinalitetit të dokumenteve të ndryshme si dhe deklarata ,vërtetime dhe parashtresa të tjera ,për nevojat e qytetarëve ,duke u bazuar gjithmonë në dispozitat ligjore gjatë lëshimit të tyre.
20.1.3 – Drejtoria e administratës kryen edhe punë të tjera administrative të cilat delegohen nga organet qendrore të pushtetit të Republikës së Kosovës si dhe punë tjera administrative të autorizuara dhe të urdhëruara nga Kryetari Komunës.
20.1.4 – Të gjitha punët përgjegjësit dhe autorizimet publike të cilat i ushtrojnë nëpunësit,nga zyrtarët administrativ e deri te drejtori i drejtorisë së administratës mbajnë të gjitha format e përgjegjësisë për punët e ushtruara ,nga përgjegjësia disiplinore dhe materiale e deri te ajo penalo-juridike .